Projekti i spitalit “ ALOKA” i projektuar dhe ndërtuar nga “G-PROJECT” implementon një qasje inovative arkitekturore, duke kombinuar me finesë linjat e drejta me forma harkore si dhe pasqyron një kombinim të harmonisë vizuale dhe funksionalitetit të lartë, duke u përkushtuar për të sjellë një standard të ri në objektet spitalore. Ndërtesa maksimizon përdorimin e ndriçimit natyral dhe ventilimit, duke ofruar një mjedis të shëndetshëm dhe komod për pacientët dhe stafin mjekësor. Funksionaliteti ka qenë prioritet i këtij projekti. Organizimi i hapësirave është bërë në mënyrë të tillë që të lehtësojë lëvizjen e stafit mjekësor dhe pacientëve, duke siguruar efikasitet maksimal në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Hapësirat e brendshme janë dizajnuar me fleksibilitet, duke u përshtatur lehtë për nevojat e ndryshme të reparteve. Fasada është dizajnuar me ngjyrë të bardhë të pastër, simbol i sterilitetit dhe transparencës, ndërsa elementet me ngjyrat që përfaqësojnë logon e spitalit theksojnë identitetin e tij vizual dhe i japin ndërtesës një karakter unik.
Më shumëZhvillimi i projektit për Memorialin e Dëshmorëve në Krushë të Vogël është një nismë e rëndësishme kushtuar nderimit të kujtimit të atyre që sakrifikuan jetën gjatë ngjarjeve tragjike në rajon. Ky projekt synon të krijojë një hapësirë dinjitoze ku brezat e ardhshëm mund të reflektojnë për guximin, sakrificën dhe qëndrueshmërinë e dëshmorëve. Memoriali do të shërbejë jo vetëm si një vend kujtimi, por edhe si një simbol shprese, uniteti dhe shërimi për komunitetin. Dizajni do të përfshijë elementë që kapin historinë, kulturën dhe emocionet e thella të lidhura me këto ngjarje të rëndësishme. Përmes këtij memoriali, trashëgimia e dëshmorëve do të vazhdojë të jetojë, duke siguruar që historia e tyre të mos harrohet kurrë.
Më shumëKompleksi multifunksional i projektuar nga “G-Project”, i cili objekt është në fazën e ndërtimit, është duke u jetësuar brenda peizazhit të gjallë të qytetit të Prizrenit dhe është një shembull i shquar i inovacionit në arkitekturën bashkëkohore. Sektori i projektimit paraprakisht i ka realizuar analizat e zonës dhe ka krijuar konceptin me një vizion për të ripërcaktuar jetesën urbane, duke bashkuar formën me funksionin në një përzierje harmonike. Silueta dinamike e kompleksit “IZMIRI” nga EuroABI tërheq menjëherë vëmendjen me linjat e saj harkore dhe lidhjen elegante në ajër mes dy blloqeve që ngjallin ndjesinë e lëvizjes dhe vitalitetit. Përtej formës harkore dhe kaskadimeve në arkitekturën e objektit poashtu konstruksioni kaseton i cili i lidh objektet në ajër me njëri-tjetrin shihet si një kryevepër e dizajnit struktural. Fasada e veshur me një përzierje të nuancave unike hiri dhe dru me reliev, shërben jo vetëm si një deklaratë vizuale, por edhe si një zgjidhje praktike. Zgjedhja e një sistemi fasadash të ventiluar jo vetëm që i shton thellësi, jetëgjatësi dhe strukturë pamjes së jashtme të ndërtesës, por gjithashtu rrit performancën e saj termike duke promovuar efikasitetin e energjisë dhe komoditetin e banorëve.
Më shumëDuke përdorur planifikimin e detajuar të çdo hapësire, duke ruajtur një linjë të pastër arkitekturore dhe duke synuar një ambient komod që është i përshtatshëm për banim, kemi krijuar konceptin e dy kullave të cilat do të jenë landmark për zonën. Xharra Towers do të jetë pjesë e një standarti të ri jetësor, gjithmonë duke u bazuar në efiçencë sa më të lartë që do të ju ofrojë komoditet dhe jetesë më të lirë dhe funksionale residentëve të këtij objekti. Koncepti i kompleksit “Xharra Towers” është po aq unik dhe inovativ sa edhe impakti i objektit që do të jetësohet në vendin e ndërtimit. Projektuar nga: G-Project Investitor: Xharra Towers
Më shumëQendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion është dizajnuar për ti përmbledhur aktivitetet Kulturore, Artistike, hapsirën për Inovacion, Shkollën e Muzikës dhe funksione tjera për të frymëzuar artistët e rinjë me qëllimin për të evoluar kutlrura dhe teatri i qytetit, synimi për të zhvilluar një kulturë të inovacionit në rajon, për të zhvilluar aktivitete në amfiteatrin e jashtëm i cili është harmonizuar në pjerrësi mbi hapsirën e mbrendëshme të teatrit, bibliotekën e qytetit, hapsira për ekspozitë, balet e rekreacion duke aspiruar të krijohet një objekt multifunksional i propozuar nga G-Project sipas kërkesës së detyrës projektuese të Konkursit të Projektimit në Komunën e Rahovecit. Projektuar nga: G-Project Autoriteti Kontraktues: Komuna e Rahovecit Procedura: Konkurs i Projektimit Funksioni: Qendër për Arte, Inovacion, Teatër, Shkollë Muzike, Ekspozitë, Amfiteatër, Bibliotekë, Arkivë, Sallë Baleti, hapsirë Rekreative etj.
Më shumëEkuilibri i formës dhe funksionit duke u bazuar në analizat e zonës të realizuara nga arkitektët dhe inxhinjerët e sektorit të projektimit të kompanisë “𝐆-𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐜𝐭” ka formësuar objektin me një stil unik sipas kërkesës së investitorit “𝐓𝐨𝐧𝐢 𝐑𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞”. Kaskadimi i objektit të banimit kolektiv ka ndikuar që të krijohet efekti i depërtimit të ndriçmit natyral, si dhe janë krijuar terraca me gjelbërim vertikal dhe horizontal në njësitë e banimit të tipit terracier. Kompleksi është i përbërë nga dy bërthama me volume me forma të ndryshme nga njëra-tjetra, duke krijuar efektin e rrotullimit në njërin objekt dhe kaskadimin në objektin tjetër. Asnjë nga etazhet nuk është kat karakteristik i njejtë, por secila planimetri është e ndryshme nga njëra-tjetra duke krijuar secilën njësi banimi të veçantë dhe unike.
Më shumëObjekti afarist dhe banesor “VIVA Fresh” në qytetin e Prizrenit do të shpalosë ndryshimin dhe inovacionin, duke krijuar një landmark në zonë. Projekti është dizajnuar në vitin 2019 dhe tani ka filluar procesi i ndërtimit. Karakteristikat që e bëjnë unike këtë ndërtesë janë: Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe materialeve inovative për të krijuar projekte të qëndrueshme, kreative dhe efiçiente. Zhvillimi i peisazhit, siluetës urbane dhe arkitektonike për të përmirësuar pamjen dhe funksionalitetin e qytetit. Promovimi i hapësirave të reja të biznesit dhe banimit si një mundësi për zhvillim ekonomik dhe rritje të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe funksionalitetin e zonës. Identifikimi i nevojave të komunitetit dhe mundësitë për përmirësim.
Më shumëKjo qendër kulturore multifunksionale e dizajnuar nga “G-Project” para më shumë se 8 vitesh sot është jetësuar duke i ofruar komunitetit artistik hapsirë funksionale për art dhe kulturë. Investimi është realizuar nga “Komuna e Suharekës” dhe “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”. Komunës së Suharekës i është shtuar jo vetëm objekti unik kulturor i standardit europian por edhe një ikonë arkitektonike.
Më shumëForma e sheshit të ndërtimit të përfituar përqaset me trekëndëshin gjeometrik dybrinjësh. Nga këtu nis edhe koncepti ynë: tre këndet e trekëndëshit përfaqësojnë tre elementet bazë të natyrës. AJRI, TOKA, UJI. Janë këta tre elemente ku sporti i evidenton më së miri: (a)sporte të ujit, (b)sporte të ajrit, (c)sporte në tokë)! Federatat e sporteve, sallat e ndryshme, hapsirat administrative e rekreative etj zhvillohen në 6-7 kate dhe trajtohen si një i vetëm duke u treguar të kujdesshëm në trajtimin e fasadës së jashtme me paraqitje të ngurtë nga ana e jashtme dhe të ngrohtë nga pjesa e sheshit të brendëshëm.
Më shumë