Spitali ALOKA është një projekt i veçantë i ndërtuar nga “G-PROJECT” dhe poashtu i dizajnuar nga sektori i Projektimit të “G-PROJECT”. Ky kompleks spitalor spikat për formën e tij unike harkore, galeritë e larta, strukturën e përforcuar dhe detajet teknike të avancuara që përputhen me standardet më të larta shëndetësore. Projekti po ndërtohet në qytetin e Prizrenit, dhe çdo detaj realizohet me profesionalizëm nga sektori i ndërtimit të kompanisë “G-PROJECT”, për klientin “Egesti Group” nga brendi “ALOKA”. Në vetëm 25 ditë janë arritur këto rezultate: - Rrethimi dhe sinjalizimi i vendpunishtes. - Pastrimi dhe nivelizimi i lokacionit. - Instalimi i ndriçimit për punime gjatë natës dhe lidhja në rrjetin elektrik. - Zbatimi i masave për siguri dhe shëndet në punë. - Hapja e pusit për furnizim me ujë. - Vendosja e zyreve mobile nga kontenierët, deposë dhe kuzhinës për stafin ndërtimor. - Gërmimi i dheut me vëllim mbi 11,500m3. - Furnizimi me zhavor fr 0-150. - Furnizimi me zhavor fr 0-62 nën fundament. - Kallëpimi i themel pllakës. - Furnizimi, lakimi dhe vendosja e armaturës në themel pllakë. - Realizimi i hidroinstalimeve dhe instalimi i rrufepritësit. - Furnizimi me beton, sasia: 1,500m3. - Përpunimi i dyshemesë fer-beton në sipërfaqe prej 2,010m2. Identiteti i “G-Project” është i bazuar në integritet, besim dhe pasionin e stafit tonë për të realizuar vepra me standardet më të larta ndërtimore dhe inovative.
Më shumëPo zhvillohen punimet me dinamikë të lartë në përgaditjen e bazamentit të pllakës së themelit për blloqet C dhe D në kompleksin “IZMIRI” nga “EURO ABI” në Prizren, të dizajnuar nga “G-Project”.
Më shumëKalldrëmi në Prizren ndër shekuj i ka dhënë hijeshi trotuareve dhe shesheve të kryeqytetit tonë historik. Po vazhdojmë me krenari dhe profesionalizëm vendosjen e secilit gurë pranë njeri - tjetrit, me pasionin dhe përkushtimin maksimal për të krijuar shtigje të ecjes, të cilat poashtu përmbajnë shiritin për persona të verbër dhe pjerrinat për persona me nevoja të veçanta. Prizrenit po i rikthehet epiteti i qytetit të kalldrëmit.
Më shumëPrezantimi i punimeve profesionale nëpërmjet video sekuencës gjatë gërmimit dhe furnizimit me zhavor në afatin rekord kohorë në kompleksin VERDE Residence nga Trion Invest ku cilësia është shembull në rajon. Përgatitja e vendpunishtes me rrethim adekuat, instalimi i ndriqimit për punime gjatë natës, marrja e masave për siguri në punë, gërmimi në 2 nivele nëntokësore me skarpatën me këndin adekuat të pjerrësisë, ngjeshja e zhavorit në shtresa, kontrollimi i cilësisë nga laboratori, identifikimi paraprak i instalimeve nëntokësore, vendosja e pilotave për të siguruar infrastrukturën ekzistuese përskaj vendpunishtes, intensiteti maksimal i zhvillimit të punimeve dhe mbikqyrja rigoroze nga inxhinierët definitivisht e bëjnë këtë projekt unik dhe model për sektorin e ndërtimtarisë në vendin tonë.
Më shumëKompania “Annex” sh.p.k. ofron shërbime cilësore ndërtimore me një ekip të kualifikuar dhe teknologji të avancuar, duke garantuar rezultate të qëndrueshme dhe përmbushjen e pritshmërive të klientëve në çdo projekt.
Më shumëNë fshatin Jeshkovë, po zhvillohen punime për restaurimin e kullës muze, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e historisë lokale. Ky projekt do të krijojë një destinacion kulturor të rëndësishëm, duke sjellë në jetë traditat dhe vlerat e zonës për brezat e ardhshëm.
Më shumë