23 Jul, 2024

Restaurimi i Sheshit të Shadërvanit në Qendrën Historike të Prizrenit

Në qytetin historik të Prizrenit, në sheshin Shatërvan, po vazhdojnë me intenzitet të lartë punimet për rikthimin e kalldrëmit të vjetër. Rregullimi i infrastrukturës nëntokësore, duke përfshirë kanalizimin, ujërat atmosferikë, ujësjellësin dhe rrjetin nëntokësor energjetik i kanë hapur rrugën rivendosjes së kalldrëmit të vjetër, i cili po kombinohet me pllaka të granitit, duke ruajtur autenticitetin dhe bukurinë historike të sheshit. Mjeshtrit e gurëve që janë përfshirë në këtë projekt, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, po punojnë për të siguruar cilësi në çdo detaj. Angazhimi i tyre serioz dhe intensiv ka për qëllim të krijojë një infrastrukturë të përmirësuar dhe funksionale në sheshin Shatërvan, duke respektuar dhe ruajtur trashëgiminë historike të këtij qyteti të lashtë. Sheshi Shatërvan është një nga simbolet kryesore të Prizrenit, i njohur për bukurinë dhe historinë e tij të pasur. Ky shesh ka qenë gjithmonë qendra e jetës publike dhe sociale të qytetit, ku banorët dhe vizitorët kanë kaluar momente të paharrueshme. Rikthimi i kalldrëmit do t'i japë një frymëmarrje të re kësaj hapësire, duke e bërë atë akoma më tërheqëse dhe funksionale. Ndërkohë që punimet po zhvillohen me ritme të shpejta, sheshi Shatërvan do të rilindë me një shkëlqim të ri, duke ruajtur gjithmonë karakterin e tij historik dhe kulturor. Ky projekt është dëshmi e përkushtimit për të ruajtur dhe zhvilluar trashëgiminë tonë të çmuar.

Më shumë
03 Jun, 2024

Rregullimi me kalldrëm i trotuarëve në unazën e qytetit

Kalldrëmi në Prizren ndër shekuj i ka dhënë hijeshi trotuareve dhe shesheve të kryeqytetit tonë historik. Po vazhdojmë me krenari dhe profesionalizëm vendosjen e secilit gurë pranë njeri - tjetrit, me pasionin dhe përkushtimin maksimal për të krijuar shtigje të ecjes, të cilat poashtu përmbajnë shiritin për persona të verbër dhe pjerrinat për persona me nevoja të veçanta. Prizrenit po i rikthehet epiteti i qytetit të kalldrëmit.

Më shumë
12 May, 2024

Realizimi i shtegut me kalldrëm lumorë për në Kalanë e Prizrenit

Po i rikthehet shkelqimi zonës së nënkalasë në qytetin e Prizrenit Fillimi i punimeve për shtrimin e shtegut për në Kalanë e Prizrenit ka filluar. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë përmes së cilit shteg po i rikthehet identiteti i kësaj zone duke përdorur gurët lumur dhe skajoret prej graniti. Ky shteg do të ndikojë pozitivisht në qasjen më të lehtë në njërin nga monumentet më të rëndësishme dhe më vizituara të Prizrenit dhe të gjithë Kosovës. Pavarësisht sfidave të mundshme për shkak të terrenit të vëshirë, projekti synon të përfundojë me sukses dhe të kontribuojë në rritjen e turizmit kulturor në qytin historik të Prizrenit si dhe rajonit në përgjithësi.

Më shumë
28 Apr, 2023

Restaurimi i Muzeut të Hidroelektranës. (Investitor: UNDP)

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve është realizuar vizita në vendpunishten tonë në muzeun e Hidroelektranës nga përfaqësuesit e UNDP-së, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë. Objekti i Hidroelektranës “Prizrenasja” është ndërtuar në vitin 1929 dhe ka furnizuar Prizrenin me energji elektrike për dyzet e katër vjet. Jemi të lumtur për mundësinë që i është besuar kompanisë sonë “G-Project”, për të realizuar ndërhyrjet konservuese dhe restauruese në këtë objekt kaq të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.

Më shumë
14 Aug, 2019

Zhvillimi i punimeve në kullën muze në fshatin Jeshkovë

Në fshatin Jeshkovë, po zhvillohen punime për restaurimin e kullës muze, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e historisë lokale. Ky projekt do të krijojë një destinacion kulturor të rëndësishëm, duke sjellë në jetë traditat dhe vlerat e zonës për brezat e ardhshëm.

Më shumë
02 Jul, 2018

Restaurimi i shtëpsë së Zekria Abdullahut në Gjilan (Investitor: UNDP)

Një nga shtëpitë më të vjetra në qytetin e Gjilanit e cila është aset në mbrojtje institucionale për shkak të vlerave unike të trashëgimisë kulturore është restauruar nga kompania “G-Project”. Sektori i Restaurimit ka zhvilluar punimet me profesionalizëm në këtë shtëpi karakteristike në enterier dhe eksterier sipas projektit. Investitor i projektit: United Nations Development Programme (UNDP)

Më shumë