Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve është realizuar vizita në vendpunishten tonë në muzeun e Hidroelektranës nga përfaqësuesit e UNDP-së, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë. Objekti i Hidroelektranës “Prizrenasja” është ndërtuar në vitin 1929 dhe ka furnizuar Prizrenin me energji elektrike për dyzet e katër vjet. Jemi të lumtur për mundësinë që i është besuar kompanisë sonë “G-Project”, për të realizuar ndërhyrjet konservuese dhe restauruese në këtë objekt kaq të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.