Projektuese dhe ndërtimore

Me rrënjë në traditën familjare që nga viti 1991, G-Project trashëgon mbi 35 vite përvojë në ndërtim, prodhim dhe tregti – një histori e ndërtuar mbi punë, integritet dhe përkushtim nga familja Besimi.

Sot, G Project është një kompani moderne dhe e diversifikuar, e organizuar në pesë sektorë kryesorë:
Projektim · Ndërtim · Restaurim · Riciklim · Prodhim



Projektim me vizion

Studio jonë arkitektonike përfshin një ekip të gjerë arkitektësh dhe inxhinierësh të profileve të ndryshme, të specializuar në projektim urban, infrastrukturë, objekte kulturore e sportive, spitale, ndërtesa industriale, projekte banesore dhe afariste etj.
Ne kemi përvojë të veçantë në projekte të trashëgimisë kulturore, energjisë së qëndrueshme dhe sigurisë publike.
Klientët tanë përfitojnë nga ekspertiza multidisiplinare e ekipit, i cili punon i bashkuar për të ofruar zgjidhje gjithëpërfshirëse, të personalizuara dhe të qëndrueshme.



Ndërtim i standardeve të larta

Me staf të kualifikuar dhe teknologji bashkëkohore, realizojmë projekte infrastrukturore dhe ndërtim të lartë të objekteve. Pajisjet moderne dhe certifikimet ndërkombëtare na mundësojnë të ndërhyjmë me sukses edhe në restaurimin e objekteve të mbrojtura, duke respektuar plotësisht historinë e tyre.



Trashëgimi dhe Restaurim

Ruajtja e vlerave historike është një prej misioneve tona kryesore. Ne investojmë vazhdimisht në ekspertizë dhe teknologji të avancuar për konservimin dhe restaurimin profesional të monumenteve të trashëgimisë kulturore.



Inovacion dhe Riciklim

Në sektorin e riciklimit kemi zhvilluar kapacitete moderne me paisjet e reja 0.00 të teknologjisë së fundit për përpunimin e materialeve të ngurta, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër e të qëndrueshme.



Eksperienca dhe arritjet

Nga trafostacionet energjetike, rrugët dhe urat, deri te objektet spitalore, kulturore, sportive, afariste dhe private – G Project ka realizuar me sukses dhjetëra projekte madhore në mbarë Kosovën. Përkushtimi ynë ndaj cilësisë, korrektësisë dhe inovacionit na ka bërë partner të besueshëm për klientët.



Zyra jonë qëndrore ndodhet në Prizren, në rrugën Tirana p.n., por puna dhe ndikimi ynë shtrihen shumë më larg.
Në çdo projekt, ne ndërtojmë jo vetëm objekte, por edhe besim, qëndrueshmëri dhe marrëdhënie afatgjata – duke kontribuar për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Misioni

G-Project ofron zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme në hartim të projekteve, ndërtim cilësor, planifikim urban dhe profesionalizëm në intervenime në fushën e trashëgimisë kulturore. Ne synojmë të kontribuojmë në krijimin e projekteve unike në shërbim të klientëve tanë.

Vizioni

Ne përpiqemi të jemi kompani lidere në fushën e planifikimit hapësinor, prodhimit, ndërtimit dhe restaurimit. Kualiteti I shërbimeve dhe korrektësia janë parimet fundamentale të stafit tonë.

Synojmë që projektet e realizuara nga G-Project të jenë “Landmark” dhe të njohura për aspektin kreativ e funksional në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Objektivat

1.Klientë të kënaqur nëpërmes realizimit të projekteve unike, kreative dhe funksionale.
2.Liderë në Projektim, Prodhim, Ndërtim dhe Restaurim
3.Avansimi i projekteve inovative.
4. Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore nëpërmes restaurimeve profesionale.
5. Ekzekutimi i punimeve ndërtimore me standardet më të larta.

Ne kujdesemi
për çdo gjë

Dëgjojmë
Hulumtojmë
Projektojmë
Inovacion