Po realizohen punimet për përgatitjen e bazamenteve të objekteve industriale për klientin privat “INFINIT” sh.p.k. Me përkushtim dhe profesionalizëm, sektori i ndërtimit i G-Project vazhdon të realizojë projekte cilësore në terren, duke garantuar standarde të larta dhe zbatim të punimeve sipas planit.