Realizimi i të gjitha punimeve ndërtimore në Spitalin “ALOKA” në Prizren

Lokacioni : Prizren
Me një qasje inovative arkitekturore, kombinon format harkore me linja të drejta, duke sjellë një standard të ri dhe unik për objektet shëndetësore në rajon.

Spitali ALOKA është një projekt i veçantë i ndërtuar nga “G-PROJECT” dhe poashtu i dizajnuar nga sektori i Projektimit të “G-PROJECT”. Ky kompleks spitalor spikat për formën e tij unike harkore, galeritë e larta, strukturën e përforcuar dhe detajet teknike të avancuara që përputhen me standardet më të larta shëndetësore. Projekti po ndërtohet në qytetin e Prizrenit, dhe çdo detaj realizohet me profesionalizëm nga sektori i ndërtimit të kompanisë “G-PROJECT”, për klientin “Egesti Group” nga brendi “ALOKA”. Në vetëm 25 ditë janë arritur këto rezultate: - Rrethimi dhe sinjalizimi i vendpunishtes. - Pastrimi dhe nivelizimi i lokacionit. - Instalimi i ndriçimit për punime gjatë natës dhe lidhja në rrjetin elektrik. - Zbatimi i masave për siguri dhe shëndet në punë. - Hapja e pusit për furnizim me ujë. - Vendosja e zyreve mobile nga kontenierët, deposë dhe kuzhinës për stafin ndërtimor. - Gërmimi i dheut me vëllim mbi 11,500m3. - Furnizimi me zhavor fr 0-150. - Furnizimi me zhavor fr 0-62 nën fundament. - Kallëpimi i themel pllakës. - Furnizimi, lakimi dhe vendosja e armaturës në themel pllakë. - Realizimi i hidroinstalimeve dhe instalimi i rrufepritësit. - Furnizimi me beton, sasia: 1,500m3. - Përpunimi i dyshemesë fer-beton në sipërfaqe prej 2,010m2. Identiteti i “G-Project” është i bazuar në integritet, besim dhe pasionin e stafit tonë për të realizuar vepra me standardet më të larta ndërtimore dhe inovative.

Video