Hartimi i Projektit detal për kompleksin multifunksional, afarist dhe banesor “Izmiri” në qytetin e Prizrenit

Lokacioni : Prizren

Kompleksi multifunksional i projektuar nga “G-Project”, i cili objekt është në fazën e ndërtimit, është duke u jetësuar brenda peizazhit të gjallë të qytetit të Prizrenit dhe është një shembull i shquar i inovacionit në arkitekturën bashkëkohore. Sektori i projektimit paraprakisht i ka realizuar analizat e zonës dhe ka krijuar konceptin me një vizion për të ripërcaktuar jetesën urbane, duke bashkuar formën me funksionin në një përzierje harmonike. Silueta dinamike e kompleksit “IZMIRI” nga EuroABI tërheq menjëherë vëmendjen me linjat e saj harkore dhe lidhjen elegante në ajër mes dy blloqeve që ngjallin ndjesinë e lëvizjes dhe vitalitetit. Përtej formës harkore dhe kaskadimeve në arkitekturën e objektit poashtu konstruksioni kaseton i cili i lidh objektet në ajër me njëri-tjetrin shihet si një kryevepër e dizajnit struktural. Fasada e veshur me një përzierje të nuancave unike hiri dhe dru me reliev, shërben jo vetëm si një deklaratë vizuale, por edhe si një zgjidhje praktike. Zgjedhja e një sistemi fasadash të ventiluar jo vetëm që i shton thellësi, jetëgjatësi dhe strukturë pamjes së jashtme të ndërtesës, por gjithashtu rrit performancën e saj termike duke promovuar efikasitetin e energjisë dhe komoditetin e banorëve.

Video