I vendosur pranë qendrës tregtare ABI Çarshia, kompleksi zhvillohet nën vizionin e Vatra Residence dhe është projektuar nga G-Project. Koncepti bazohet në linja të drejta, forma të rregullta dhe një volumetri të pastër që krijon identitet urban të qartë. Kompleksi përbëhet nga pesë volume banimi dhe afarizmi, të organizuara mbi një strukturë racionale dhe të unifikuar. Në qendër ndodhet sheshi komunitar me amfiteatër, zonë leximi, hapësira lojërash, shtigje ecjeje e vrapimi dhe fitnes të jashtëm. Materialet natyrore dhe paleta me tone earthy dhe green krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëkohore, ndërsa gjelbërimi në tarraca dhe në hapësirat e brendshme forcon lidhjen me mjedisin. Projekti synon të ofrojë arkitekturë funksionale dhe të qëndrueshme që vendos një standard të ri për jetesën moderne në Prizren.