Ky projekt përfaqëson një reflektim mbi habitatin njerëzor, ku arkitektura pushon së qeni thjesht volum dhe shndërrohet në përjetim. Përmes një loje vëllimore kubash, forma unike sfidon racionalizmin e ftohtë urban, ndërsa teksturat në terracotta dhe beige rikthejnë lidhjen tonë primordiale me tokën dhe ngrohtësinë. Në rrafshin antropologjik, pasazhi drejt oborrit të brendshëm shënon kalimin nga densiteti i jashtëm te qetësia e komunitetit. Amfiteatri, uji dhe gjelbërimi nxisin ndërveprimin social, ndërsa teknologjia e qëndrueshme respekton ritmin e mjedisit. Ky vizion i “G-Project” u vlerësua me vendin e parë në një garë (konkurs projektimi) mes studiosh të njohura konkurente dhe më pas u detajua në një projekt kryesor, nën koordinimin e një jurie profesionale, të përbërë nga profesorë të nderuar të arkitekturës dhe inxhinierisë, në bashkëpunim me pronarët e pronave dhe investitorin. FINÈSA Avenue, nga KAA-G Invest, është kompleks afarist dhe banesor në Prizren ku funksioni i mirëmenduar shërben si skenë për jetën që rrjedh në harmoni me habitatin.