Projektimi i dy objekteve afariste dhe banesore “Compass NEEA”

Lokacioni :

Me krenari prezantojmë projektin tonë më të ri, një koncept inovativ nga ekipi i projektimit në G Project që gërsheton elegancën bashkëkohore dhe funksionalitetin. Linjat e drejta të pastra dhe format gjeometrike krijojnë një estetikë të ekuilibruar, ndërsa kaskadimet maksimizojnë dritën natyrore dhe ofrojnë hapësira të gjelbëruara që lidhin strukturën me natyrën përreth. Nuancat tokësore dhe pastel sjellin një atmosferë të qetë dhe sofistikuar, të plotësuar nga kontraste të moderuara. Ky projekt simbolizon balancën mes jetës urbane dhe natyrës.

Video