Objekti afarist dhe banesor “VIVA Fresh” në qytetin e Prizrenit do të shpalosë ndryshimin dhe inovacionin, duke krijuar një landmark në zonë. Projekti është dizajnuar në vitin 2019 dhe tani ka filluar procesi i ndërtimit. Karakteristikat që e bëjnë unike këtë ndërtesë janë: Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe materialeve inovative për të krijuar projekte të qëndrueshme, kreative dhe efiçiente. Zhvillimi i peisazhit, siluetës urbane dhe arkitektonike për të përmirësuar pamjen dhe funksionalitetin e qytetit. Promovimi i hapësirave të reja të biznesit dhe banimit si një mundësi për zhvillim ekonomik dhe rritje të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe funksionalitetin e zonës. Identifikimi i nevojave të komunitetit dhe mundësitë për përmirësim.