Pjesëmarrja në Konferencën “Western Kosovo Economic Development Conference” – Villaggio Italia, Pejë

Më 12 Qershor 2025, përfaqësuesit e G-Project, konkretisht sektori i ndërtimit dhe projektimit, morën pjesë në konferencën “Western Kosovo Economic Development Conference”, të organizuar nga KFOR-i në kampin Villaggio Italia, Pejë. Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Kolonel Francesco Errico, ftoi kompaninë tonë për të marrë pjesë në këtë konferencë të rëndësishme, e cila shërben si vazhdim i Memorandumit të Mirëkuptimit të Kosovës Perëndimore, me temën qendrore: “Fuqizimi i rolit të shoqërisë civile në rritjen ekonomike rajonale.” Temat Kryesore të Diskutuara: - Nxitja e Bashkëpunimit Strategjik përmes Modelit Triple Helix Theksi u vendos mbi krijimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërmjet universiteteve, institucioneve qeveritare dhe industrisë-kompanive private, për të nxitur zhvillimin ekonomik rajonal. - Përshtatja e Programeve Akademike me Kërkesat e Tregut të Punës U diskutua nevoja për zhvillimin e profileve studentore dhe kurrikulave të harmonizuara me kërkesat e tregut të punës, si në nivel lokal ashtu edhe global. - Fuqizimi i Misionit të Tretë të Universitetit: Kontributi ndaj Shoqërisë U theksua rëndësia e angazhimit aktiv të universiteteve në komunitet përmes zhvillimit social, inovacionit dhe përparimit të përgjithshëm shoqëror. G-Project shpreh interesim të veçantë për dhënien e kontributit ndaj komunitetit, me fokus në: • Orientimin në karrierë për të rinjtë në shkollat e mesme, para fillimit të studimeve universitare. • Harmonizimin e programeve akademike në universitete me kërkesat konkrete të tregut të punës, me qëllim rritjen e efikasitetit në punësim dhe përgatitjen e kuadrove profesionale të përshtatshme. Pjesëmarrja në këtë konferencë thekson rolin aktiv të G-Project në proceset e zhvillimit socio-ekonomik rajonal, përmes bashkëpunimit ndërsektorial dhe mbështetjes së nismave që ndikojnë pozitivisht në të ardhmen e Kosovës.