Prezantimi i G-Project në Forumin “From Linear to Circular” në Universitetin e Prishtinës mbi qasjet bashkëkohore në ndërtim të qëndrueshëm. Në kuadër të forumit “From Linear to Circular”, të organizuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit nga Kosovo Green Building Council dhe Universiteti i Prishtinës, u zhvillua një segment i dedikuar prezantimeve të studimeve të rasteve (Case Studies), ku u paraqitën shembuj konkretë nga kompani të sektorit të projektimit dhe ndërtimit në Kosovë dhe rajon. Në këtë kuadër, G-Project sh.p.k. mbajti një ligjëratë profesionale, duke prezantuar përvojën dhe qasjen e saj në zbatimin e praktikave bashkëkohore dhe ambientale në projektim dhe ndërtim, me theks të veçantë në qëndrueshmëri, arkitekturë të gjelbër dhe menaxhim të përgjegjshëm të materialeve ndërtimore. Një fokus i veçantë gjatë prezantimit iu kushtua investimit më të fundit të kompanisë në teknologjinë moderne për riciklimin e materialeve të ngurta, investim ky që pasqyron përkushtimin dhe përgjegjësinë profesionale të kompanisë ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Përveç prezantimit të masave dhe standardeve që kompania zbaton në fushën e projektimit, ndërtimit dhe restaurimit me fokus në arkitekturën e gjelbër, u prezantuan edhe përfitimet konkrete që sjell kjo teknologji në ruajtjen e mjedisit. Kjo teknologji kontribuon drejtpërdrejt në rikthimin e materialeve të përpunuara në ripërdorim, reduktimin e nevojës për nxjerrjen e materialeve inerte (zhavorrit) nga guroret dhe lumenjtë, duke ndihmuar në ruajtjen e resurseve natyrore, si dhe në zvogëlimin e depozitimit të mbetjeve inerte në natyrë dhe në deponi ilegale. Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme për ndërlidhjen e teorisë me praktikën, si dhe për shkëmbimin e përvojave ndërmjet komunitetit profesional dhe atij akademik. Forumi u mbajt më 15 maj 2026 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Prishtinës. Pjesëmarrja e G-Project sh.p.k. në këtë forum dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të projektimit dhe ndërtimit, duke promovuar arkitekturën e qëndrueshme dhe praktikat bashkëkohore në industrinë e ndërtimit.