G-Project i bashkohet KGBC për të promovuar projektimin dhe ndërtimin e gjelbër në Kosovë

Me datë 19.08.2025, kompania G-Project ka nderin të bëhet pjesë e Kosovo Green Building Council (KGBC), duke u bashkuar si Gold Sponsor i kësaj organizate me rëndësi të veçantë për të ardhmen e projektimit dhe ndërtimit në Kosovë. Ky hap pasqyron përkushtimin e G-Project ndaj arkitekturës së gjelbër, praktikave të ndërtimit të qëndrueshëm, si dhe aplikimit të zgjidhjeve inovative dhe eficiente që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit. G-Project së fundmi ka investuar edhe në sektorin e riciklimit, me synimin për të reduktuar degradimin ambiental nga materialet e ngurta dhe për t’i rikthyer ato në përdorim të ri në industrinë e ndërtimit. Po ashtu, gjatë çdo faze të projektimit, kompania kujdeset të integrojë standardet më të larta të gjelbërimit në projektet e saj. Përmes këtij partneriteti me KGBC, G-Project synon jo vetëm të kontribuojë në avancimin e standardeve të ndërtimit të gjelbër në vend, por edhe të fuqizojë kapacitetet e saj të brendshme profesionale. Në këtë kuadër, kompania do të angazhohet në avancimin e stafit të projektimit përmes kualifikimeve dhe trajnimeve ndërkombëtare të ofruara nga KGBC dhe partnerët e saj, duke siguruar kështu ekspertizë të lartë dhe implementimin e praktikave më të mira ndërkombëtare. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e G-Project drejt një të ardhmeje më të gjelbër, më të qëndrueshme dhe më inovative në fushën e projektimit dhe ndërtimit.