01 Jan, 2024

Hartimi i projektit dhe ndërtimi i Spitalit ALOKA

Është e pakrahasueshme ndjesia që të jep jetësimi i një vepre të re, që nga hartimi i projektit kryesor, vendosja e themelit e deri tek formësimi kreativ me formë harkore i objektit të Spitalit “ALOKA”. Vepra që po ngritet në qytetin e Prizrenit duke u punuar me profesionalizëm në çdo detaj nga sektori i ndërtimit të kompanisë “G-Project” me partner “XharraConstruction”, është e bazuar në integritetin, besimin dhe pasionin e stafit tonë për të realizuar vepra me standarde më të larta ndërtimore dhe inovative.

Më shumë
27 Feb, 2019

Objekti afarist dhe banesor VIVA Fresh

Objekti afarist dhe banesor “VIVA Fresh” në qytetin e Prizrenit do të shpalosë ndryshimin dhe inovacionin, duke krijuar një landmark në zonë. Projekti është dizajnuar në vitin 2019 dhe tani ka filluar procesi i ndërtimit. Karakteristikat që e bëjnë unike këtë ndërtesë janë: Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe materialeve inovative për të krijuar projekte të qëndrueshme, kreative dhe efiçiente. Zhvillimi i peisazhit, siluetës urbane dhe arkitektonike për të përmirësuar pamjen dhe funksionalitetin e qytetit. Promovimi i hapësirave të reja të biznesit dhe banimit si një mundësi për zhvillim ekonomik dhe rritje të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe funksionalitetin e zonës. Identifikimi i nevojave të komunitetit dhe mundësitë për

Më shumë
11 May, 2023

Projektimi i residencës TONI RESIDENCE

Ekuilibri i formës dhe funksionit duke u bazuar në analizat e zonës të realizuara nga arkitektët dhe inxhinjerët e sektorit të projektimit të kompanisë “𝐆-𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐜𝐭” ka formësuar objektin me një stil unik sipas kërkesës së investitorit “𝐓𝐨𝐧𝐢 𝐑𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞”. Kaskadimi i objektit të banimit kolektiv ka ndikuar që të krijohet efekti i depërtimit të ndriçmit natyral, si dhe janë krijuar terraca me gjelbërim vertikal dhe horizontal në njësitë e banimit të tipit terracier. Kompleksi është i përbërë nga dy bërthama me volume me forma të ndryshme nga njëra-tjetra, duke krijuar efektin e rrotullimit në njërin objekt dhe kaskadimin në objektin tjetër. Asnjë nga etazhet nuk është kat karakteristik i njejtë, por secila planimetri është e ndryshme nga njëra-tjetra duke krijuar secilën njësi banimi të veçantë dhe unike.

Më shumë
07 Mar, 2022

Hartimi i Projektit Kryesor për Objektin Kolektiv me shumë njësi.

E projektuar me përkushtim dhe përpikmëri. > Emri i projektit: Hartimi i Projektit Kryesor për Objektin Kolektiv me shumë njësi. > Projektuar nga: G-Project sh.p.k. > Investitor: Driton & Kadri Gashi > Lokacioni: Prizren > Etazhiteti: B+P+4

Më shumë
30 Mar, 2022

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion është dizajnuar për ti përmbledhur aktivitetet Kulturore, Artistike, hapsirën për Inovacion, Shkollën e Muzikës dhe funksione tjera për të frymëzuar artistët e rinjë me qëllimin për të evoluar kutlrura dhe teatri i qytetit, synimi për të zhvilluar një kulturë të inovacionit në rajon, për të zhvilluar aktivitete në amfiteatrin e jashtëm i cili është harmonizuar në pjerrësi mbi hapsirën e mbrendëshme të teatrit, bibliotekën e qytetit, hapsira për ekspozitë, balet e rekreacion duke aspiruar të krijohet një objekt multifunksional i propozuar nga G-Project sipas kërkesës së detyrës projektuese të Konkursit të Projektimit në Komunën e Rahovecit. > Projektuar nga: G-Project > Autoriteti Kontraktues: Komuna e Rahovecit > Procedura: Konkurs i Projektimit > Funksioni: Qendër për Arte, Inovacion, Teatër, Shkollë Muzike, Ekspozitë, Amfiteatër, Bibliotekë, Arkivë, Sallë Baleti, hapsirë Rekreative etj.

Më shumë