Projektimi i residencës TONI RESIDENCE

Client :
Siperfaqja :
Investitori :
Formësimi i objektit me një stil unik

Ekuilibri i formës dhe funksionit duke u bazuar në analizat e zonës të realizuara nga arkitektët dhe inxhinjerët e sektorit të projektimit të kompanisë “𝐆-𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐜𝐭” ka formësuar objektin me një stil unik sipas kërkesës së investitorit “𝐓𝐨𝐧𝐢 𝐑𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞”. Kaskadimi i objektit të banimit kolektiv ka ndikuar që të krijohet efekti i depërtimit të ndriçmit natyral, si dhe janë krijuar terraca me gjelbërim vertikal dhe horizontal në njësitë e banimit të tipit terracier. Kompleksi është i përbërë nga dy bërthama me volume me forma të ndryshme nga njëra-tjetra, duke krijuar efektin e rrotullimit në njërin objekt dhe kaskadimin në objektin tjetër. Asnjë nga etazhet nuk është kat karakteristik i njejtë, por secila planimetri është e ndryshme nga njëra-tjetra duke krijuar secilën njësi banimi të veçantë dhe unike.