Projektim

Kompania jonë është e specializuar në projektime të ndryshme infrastrukturore dhe ndërtimore të cilat përfshijnë projektimin e enterierit, eksterierit, restaurimin, projektimin e rrugëve dhe të tjera. Gjatë projektimit, arkitetët tanë i kushtojnë rëndësi çdo detaji. Me një përvojë të gjatë në projektim, punimet tona janë jetësuar në forma të ndryshme siç janë shtëpitë, apartmentet, villat, muzetë, memorialet, dhe ndërtesa tjera të ndryshme publike. Të gjitha këto projekte janë bërë për klientët tanë vendorë si dhe atyre ndërkombëtar. Për më shumë kliko këtu

Ndërtim

Me përkushtimin e stafit dhe përdorimin e paisjeve më të avancuar, G-Project mundëson kryerjen e punimeve të një projekti nga faza e projektimit deri te faza e finalizimit. Projektet e arkitektëve tanë, zbatohen në terren nga ekipet tona të ndërtimit duke realizuar punën me kujdesin më të madh ndaj detajeve. Gjatë procesit të zbatimit të këtyre projekteve, arkitektët dhe inxhinierët tanë janë ata që mbikqyrin dhe kujdesen për përfundimin e projektit me përpikmëri. Për më shumë kliko këtu

Gurthyes

Përveq projektimit, ndërtimit dhe aktiviteteve tjera të ndërlidhura me to, kompania G-Project është lider edhe në fushen e infrastrukturës. Asfaltimi dhe rregullimi i rrugëve, krijimi i infrastrukturës së duhur të ujërave të pijes si dhe atyre të zeza, rregullimi i urave etj, janë disa nga to. Me paisjet më të avancuara në treg, gurëthyesi jonë mundëson që puna jonë të kryhet me efikasitet dhe kualitet të lartë. Gjatë procesit të nxjerrjes dhe thyerjes së gurëve, ekipi ynë kujdeset që gjatë gjithë këtij procesi të respektoj standardet më të larta evropiane rreth mbrojtjes së mjedisit. Për më shumë kliko këtu

Betoniera

Kompania jonë poashtu posedon edhe betonieren, e cila gjen përdorim thuajse gjatë të gjitha aktiviteteve të kompanisë sonë. Kjo është përparësi për kompaninë tonë meqënëse ndihmon në uljen e kostos së ndërtimit si dhe rritjen e kualitetit të saj. Makineritë e përdorura gjatë procesit të përpunimit dhe krijimit të betonit janë poashtu të qëndrueshme dhe sigurojnë shfrytëzimin sa më efikas të materialeve të përdorura e veçanërisht ujin. Për më shumë kliko këtu